Dr. Gazmend Kapllani: Koha për një konferencë shkencore ndërkombëtare për historinë e Hebrenjve në Shqiperi gjatë Holokaustit

Eshte gjithashtu koha per organizimin e nje konference serioze shkencore nderkombetare per periudhen e Luftes se Dyte Boterore dhe historine e Hebrejve Europiane ne Shqiperi gjate holokaustit. Ne po punojme per dicka te tille ne bashkepunim me komunitetin Amerikano-Hebre te Cikagos dhe Amerikes dhe se shpejti shpresojme ta realizojme.

Elisabeth Vrato: Gjyshi im, Kadri Cakrani, shpëtoi 600 hebrenj në Berat gjatë Holokaustit

Gazeta e madhe izraelite “Israel Hayom” shkruan për komandantin e rajonit të Beratit, Kadri Cakrani, i cili me aktet e tij shpëtoi nga vdekja qindra refugjatë hebrenj nga pushtuesit nazistë, madje duke rrezikuar jetën e tij duke fshehur disa në shtëpinë e tij.