Tag: Forumi i Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi Sekretarit të Shtetit, Michael R. Pompeo, për pjesëmarrjen dhe mesazhet në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor.
Sekretari Amerikan i Shtetit ka kujtuar me një postim në Twitter, Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që këtë vit u organizua nga Parlamenti Shqiptar.
Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, organizuan sot Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020. Forumi u mbajt online. Forumi u zhvillua pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për monitorimin e luftës kundër antisemitizmit, Elan Carr, tha në Forumin e Antisemitizmit se ka pasur raste të tmerrshme antisemitiste, ndërsa shtoi se nëna e tij pa babanë duke u arrestuar.
Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre, Robert Singer, në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, deklaroi se vlerëson Shqipërinë në luftën e pandërprerë kundër antisemitizmit.
Konsulli i Nderit i Izraelit, Rodolf Xhillari, thotë se Shqipëria është shembull në luftën kundër Anti-Semitizmit!
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri në Forumin Antisemitizmit deklaroi se: “Të mësosh për Holokaustin nuk është thjesht të mësosh për faktet, por të kuptosh mungesën e tolerancës, steriotipeve në shoqëri, na bën të reflektojmë për të respektuar të gjitha komunitetet etnike.
Geront Kureta, Presidenti i komunitetit hebre në Shqipëri gjatë Forumit të Antisemitizmit vlerësoi rolin e Shqipërisë sa i përket mbrojtjes së hebrenjve.
Kryetari i Agjencisë Hebraike Isaac Herzog, në fjalën e mbajtur në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, deklaroi se në vitet e fundit janë shënuar shumë sulme ndaj hebrenjve.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha në Forumin e Antisemitizmit se të gjithë vendet e botës duhet të bashkohen në këtë luftë.