Tag: Holokaust
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, u takua me Z.Geri Kureta dhe z. Amos Dojaka të Komunitetit Hebre të Shqipërisë (Albanian Jewish Community – AJC), me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.
Sot me datë 27 Janar, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Bashkësia Hebreje “Bet Israel Kosova” organizoi shënimin e ditës Ndërkombëtare Përkujtimore të Holokaustit.
??️???️ Konsulli i Nderit të Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave hebreje të Holokaustit, shkruan se “Shqipëria është shembull kundër urrejtjes, duke shpëtuar jetën hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore dhe duke ju qëndruar besnik e mbrojtur ndaj nazistëve”.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar sot ditën e Holokaustit, duke kujtuar vdekjen e gjashtë milionë qytetarëve hebrenj. Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se shqiptarët janë krenarë me shembullin fisnik të kombit tonë, i cili në momentet më të rënda të kësaj tragjedie njerëzore, si pak të tjerë u vendos në anën e drejtë dhe të duhur të historisë, duke ofruar strehë e mikëpritje për hebrenjtë e persekutuar anembanë Evropës.
Sot ne Sallen e Asamblese se Pergjitheshme te OKB-se ne New York, ne seancen kryesore te shenimit te Dites Nderkombetare te Perkujtimit per Holokaustin, eshte jo vetem nder, por edhe privilegj i vecante qe po prezantojme edhe librim tim mbi rrefimin heroik dhe vetsakrifikues te popullit tone per shpetimin e hebrejeve gjate Holokaustit.
Ministrja e Integrimeve Evropiane në detyrë e Kosovës, Dhurata Hoxha, ka përkujtuar hebrenjtë të cilët pësuan gjatë Holokaustit.
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me kabinetin qeveritar, kanë bërë sot homazhe te pllaka përkujtimore për Hebrenjtë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit për të thënë se Serbia ende i mohon krimet që shkaktuan holokaustin ballkanik në Bosnje dhe Kosovë.
Bashkia e Tiranës zhvilloi një një ceremoni përkujtimi miliona viktima të gjenocidit në Ditën Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit.
Nga Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë