Tag: Ilir Meta
Kreu i Shtetit e falënderoi homologun izraelit për mesazhet e solidaritetit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar në Shqipëri, vlerësoi operacionet e kërkim-shpëtimit izraelite që erdhën menjëherë pas tërmetit, si edhe punën e grupeve të specializuara për vlerësimin e ndërtesave të dëmtuara.
Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Izrael, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin. Presidenti Meta inkurajoi rritjen e investimeve izraelite në Shqipëri.
Në forum priten 47 delegacione të liderëve botërorë, përfshirë 26 presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, midis tyre edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit (22-23 janar 2020) për të shënuar të 75-të vjetorin e çlirimit të Aushvicit-Birkenau, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin. Sipas, kryetares së Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel, Meta do të zhvillojë edhe një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Izrael.
Njëzet e gjashtë presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, disa ministra të Jashtëm do të vizitojnë Jeruzalemin me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Izraelit. Lista e plotë e lidereve nga e gjithe bota. Të gjitha detajet.
Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në Forumin Botëror të Holokaustit, më 23 janar në Yad Vashem në Jeruzalem, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin.
Presidenti shqiptar është i ftuar nga ai izraelit, Rivlin. Të pranishëm 30 krerë shtetesh, përfshirë edhe presidentët e Gjermanisë dhe Italisë. Ky është Forumi i pestë që organizohet nga Fondacioni “Forumi Botëror i Holokokastit”, i cili do të zhvillohet, më 23 janar 2020.
Presidenti i Republikës së Shqipërië, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme ekipin nga Izraeli, i cili vijon të verifikojë banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ekipin izraelit i cili erdhi në vendin tonë për të vlerësuar dëmet në banesa pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Faqja zyrtare e Chabad në Shtetet e Bashkuara, e cila i kushtohet judaizmit dhe lëvizjes të hebrenjve hasidikë ortodoksë, i bëri jehonë konferencën ndërkombëtare “Feja si një instrument për Paqen”, që u zhvillua këto ditë në Tiranë, me iniciativën e Presidentit të Shqipërisë dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-ve, si dhe pjesëmarrjes së kryerabinit të Shqipërisë, Yoel Kaplan.