Tag: Ines Demiri
Kosova dhe Izraeli vazhdojnë thellimin e bashkëpunimit të tyre. Ambasadorja e Kosovës në Izrael Ines Demiri priti disa ditë më parë në një takim Ministrin e Izraelit për Bashkëpunim Rajonal, Ofir Akunis. I pranishëm ishte edhe Ambasadori Dan Oryan, shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
Ngjarja u ndoq, ndër të tjera, nga ambasadorët e Egjiptit, Jordanisë, Marokut, Shqipërisë, Kazakistanit, Uzbekistanit, Tanzanisë dhe Kosovës, si dhe figura të shquara fetare dhe publike.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim pune me të Ngarkuarin me Punë të SHBA-ve në Izrael, Jonathan Shrier, në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Jerusalem.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj dhe ambasadorja e Kosovës morën pjesë në veprimtarinë e organizuar nga Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin për një darkë Iftari këtë mbrëmje në Beit HaNasi (Shtëpinë e Presidentit) në fund të agjërimit të ditës për Ramazanin.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, la një shënim në librin e ngushëllimit më e rastin e tragjedisë në Malin Meron ku humbën jetën 45 persona gjatë festimeve të Lag B’omer.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael Ines Demiri priti një takim Ministrin e Izraelit për Bashkëpunim Rajonal, Ofir Akunis. I pranishëm ishte edhe Ambasadori Dan Oryan, shefi i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, u takua me Raul Teitelbaum, i lindur dhe rritur në Prizren, Kosovë dhe një i mbijetuar i Holokaustit.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, u takua me Oren Weinberg, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Izraelit
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, zhvilloi një takim me kryebashkiakun e Jerusalemit, Moshe Lion.
Kosova hapi ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars, pasi që më 1 shkurt të dyja vendet vendosën marrëdhënie diplomatike. Me 4 shtator të vitit 2020, në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të një dakordimi për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në praninë e ish presidentit amerikan Donald Trump, u përfshi edhe pajtimi i Izraelit për njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.