Tag: Izrael
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi sot se, “nuk mund të ketë më kthim në marrëveshjen e mëparshme bërthamore” me Iranin, duke aluduar në administratën e ardhshme të Biden.
Rreth tre deri në katër milionë vaksina koronavirusi pritet të arrijnë te punonjësit mjekësorë palestinezë, si pjesë e një marrëveshjeje që Izraeli ka arritur me kompanitë farmaceutike.
Dy kompani të mëdha izraelite të armëve projektuan një raketë të re me precizion të lartë ajër-tokë që mund të lëshohet nga një aeroplan luftarak në një distancë të gjatë nga shënjestra dhe të anashkalojë sistemet e zbulimit të armikut pa u përgjuar. Kompanitë Israel Military Industries (IMS) dhe Israel Aerospace Industries (IAI) prezantuan raketën “Rampage”.
Dy javë pas zgjedhjeve në SHBA, Kryeministri ka zhvilluar një bisedë të ngrohtë ’me ish zv.presidentin e SHBA-ve. Biden dhe Netanyahu flasin për angazhimin e Uashingtonit për sigurinë e Izraelit, bien dakord të takohen në të ardhmen e afërt
Shefi mjekësor izraelit i “Moderna” tha të hënën se Izraeli do të ishte ndër vendet e para në radhë për të marrë vaksinën e tij të koronavirusit, disa orë pasi kompania amerikane njoftoi rezultatet fillestare që tregojnë se vaksina është 94.5 për qind efektive.
Ka gati 350 startape izraelite që aktualisht veprojnë në New York City. Pandemia Covid-19 nuk e dëmtoi veprimtarinë e teknologjisë izraelite në New York: sipas të dhënave të hartës, kompanitë me ekipe me bazë në New York grumbulluan mbi 1 miliard dollarë vetëm gjatë krizës Covid-19
Ministri i Drejtësisë, Avi Nissenkorn, ka njoftuar se ai do të promovojë legalizimin e përdorimit rekreativ të kanabisit në Izrael. Nga mosha 21 vjeç, njerëzit do të lejohen të përdorin kanabis në shtëpi dhe në dyqane të veçanta. Lejimi i përdorimit të kanabisit në vende publike do të shqyrtohet në një fazë të mëvonshme.
Izraeli do të dërgojë një astronaut në hapësirë vitin e ardhshëm, për të dytën herë në historinë e vendit. Eytan Stibbe, një ish-pilot luftëtar, do të niset në fund të vitit 2021 për një mision pak më shumë se një javë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Kompania amerikane “Moderna” thotë se të dhënat paraprake tregojnë se vaksina e saj kundër COVID-19 është gati 95% efektive. Kryeministri Benjamin Netanyahu njoftoi në qershor se Izraeli nënshkroi një marrëveshje me “Moderna”, për një vaksinë të ardhshme të koronavirusit, pa specifikuar numrin e dozave që do të furnizohen.
Numri 2 Al-Qaeda, Abdullah Ahmed Abdullah, i cili sipas “The New York Times” u vra në Teheran nga agjentët izraelitë me urdhër të SHBA-ve, po planifikonte sulme ndaj targeteve hebreje dhe izraelite kur ai u vra, sipas lajmeve të “Kanalit 12” të Izraelit.