Tag: Izrael
Kosova ishte vendi i vetëm i Ballkanit që nuk ishte njohur nga Izraeli, deri para 4 shtator 2020, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i vendosi në tavolinë për firmë kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, njohjen reciproke me të gjitha atributet që rrjedhin nga marrëveshjet diplomatike dypalëshe. Tashmë, Kosova është dashuria e re e Izraelit!
Politikani italian, Paolo Grimoldi, i partisë Lega Nordd nominoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu për Çmimin “Nobel për Paqe”, menjëherë pasi Izraeli nënshkroi një marrëveshje historike me fqinjët e saj të Gjirit – Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ambasadori i sapoemëruar i Izraelit në Beograd, Jahel Vilan, ka deklaruar se, teknikisht, Izraeli nuk e ka njohur Kosovën.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se pas njohjes së Kosovës,do të thellohen marrëdhëniet diplomatike, mes dy vendeve. Në manifestimin e organizuar për Vitin e Ri Hebraik në Kosovë, Avdullah Hoti ka deklaruar se komuniteti hebraik, është një hallkë e rëndësishme në këto marrëdhënie.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk ka dy popuj të tjerë në botë si populli i Kosovës dhe ai hebre që kuptojnë më mirë vuajtjet e njëri-tjetrit.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se ceremonia e së martës është e veçantë meqë tani Kosova dhe Izraeli kanë krijuar marrëdhënie diplomatike.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka thënë përmes një letre se zhvillimet e fundit në mes të Izraelit dhe Kosovën mund të çojnë drejt një epoke të re, në të cilën mund të përfitojnë të dyja palët.
Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit përgëzon Kosovën për vendimin e qeverisë së saj për luftimin e Antisemitizmit.
Komuniteti i vogël hebre të Kosovës është i lumtur që po krijon lidhje zyrtare diplomatike me Izraelin. – Shkrim nga Jewish Telegraph Agency
Dakordësimi i njohjes reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është një fitore diplomatike në arenën ndërkombëtare e Kosovës. Për Izraelin, njohja nga vendi i Ballkanit Perëndimor ishte një fitore gjeopolitike e shumëfishtë, e shoqëruar kjo edhe me marrëveshjet e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.