Tag: Izrael
Kompanitë e teknologjisë izraelite, të cilat mblodhën 8.3 miliardë dollarë në 2019, e kanë filluar 2020 duke kërkuar të thyejnë rekordin e vitit të kaluar.
309,000 turistë erdhën në Izrael në janar 2020 në krahasim me 285,000 turistë në 2019, raporton Byroja Qendrore e Statistikave.
“Magen David Adom”, shërbimi kombëtar i Izraelit për përgjigjen ndaj urgjencave, ka dhuruar 2,000 maska dhe 200 komplete mbrojtjeje të plotë në Kinë, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.
Nga “Marrëveshjen e Oslos” me protagonist ish-presidenti amerikan Bill Klinton, tek “Marrëveshja e Shekullit” nga presidenti amerikan Donald Tramp. Si ka ndryshuar realiteti gjeopolitik në Lindjen e Mesme. Aktualisht, sot shteti izraelit po shfaqet si një lojtar kyç i kudogjendur në arenën ndërkombëtare, ndërsa Autoriteti Palestinez, i udhëhequr nga Mahmud Abas ende nuk e kuptojnë se rrezikojnë te mbeten një relike e së shkuarës.
Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, startapi izraelit Sonovia Ltd. mund të dërgojë inde anti-patogjene në Kinë për të prodhuar maska për fytyrën, veshje spitalore dhe veshje mbrojtëse. Teknologjia bazohet në një proces sonokimik, një fenomen fizik i quajtur kavitacion, i zhvilluar në Universitetin Bar-Ilan në Izrael.
Roboti i zhvilluar nga gjiganti i teknologjisë nuk e zëvendëson mjekun ose infermierin, por ka për qëllim që pacientët të marrin më shumë informacione rreth një simptome, çfarë duhet të bëjnë, cili është hapi tjetër. Në Izrael, Microsoft ka seli në Herzliya, Tel Aviv, Haifa dhe Nazareth.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve, gjatë prezantimit të planit të tij për Lindjen e Mesme.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë shfrytëzuar ceremoninë përkujtimore për 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit, Aushvic në Poloni, për të sulmuar Iranin, teksa kryeministri izraelit, Benjamin Nentayahu e ka konsideruar këtë vend si “regjimin më anti-semitik në planet”.
Opinion nga Reuven Rivlin, presidenti i Shtetit të Izraelit. Forumi i Pestë Botëror i Holokaustit në Jeruzalem është historik dhe në të duhet të angazhohemi për të ruajtur kujtesën e Holokaustit në një kohë kur shtrembërimet historike rriten ndërsa numri i të mbijetuarve zvogëlohet.
Në forum priten 47 delegacione të liderëve botërorë, përfshirë 26 presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, midis tyre edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.