Tag: Koronavirus
Një set mjekësor diagnostikues, i shpejtë dhe i saktë për koronavirusin e ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, u zhvillua nga kompania izraelite BATM Advanced. Kompleti është testuar nga laboratorë të shumtë dhe spitale që tani kanë verifikuar aftësinë e tij për të diagnostikuar COVID-19.
Një pajisje e shpikur nga një mjek izraelit në Spitalin ALYN mund të përdoret në trajtimin e pacientëve me koronavirus në Kinë, sipas shpikësit të saj, Dr. Eliezer Be’eri, shkruan gazeta e madhe izraelite “The Jerusalem Post”.
“Magen David Adom”, shërbimi kombëtar i Izraelit për përgjigjen ndaj urgjencave, ka dhuruar 2,000 maska dhe 200 komplete mbrojtjeje të plotë në Kinë, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së virusit.
Për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, startapi izraelit Sonovia Ltd. mund të dërgojë inde anti-patogjene në Kinë për të prodhuar maska për fytyrën, veshje spitalore dhe veshje mbrojtëse. Teknologjia bazohet në një proces sonokimik, një fenomen fizik i quajtur kavitacion, i zhvilluar në Universitetin Bar-Ilan në Izrael.