Tag: Kosove-Izrael
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, gjatë një intervistë për Radion Publike të Izraelit, Kan B, në emisionin “Ora Ndërkombëtare” me gazetarin Eran Mor-Cicurel, tha se Serbia po përpiqet të sabotojë marrëveshjen e Kosovës me Izraelin, por se përpjekja nuk do të kishte sukses, për shkak të lidhjeve strategjike midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.
Kryeministri Benjamin Netanyahu ndau në Twitter një video të hënën në të cilën Vjosa Osmani, kryetari i parlamentit të Kosovës, falënderoi Izraelin për njohjen e Republikës së Kosovës dhe shprehu shpresën se lidhja e re midis dy kombeve do të forcohet përmes bashkëpunimit parlamentar.
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri, e konsideroi njohjen e Kosovës nga Izraeli si një ngjarje historike, njëherësh duke falenderuar edhe kryeministrin Benjamin Netanyhau
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla e konsideron historike njohjen e Kosovës nga Izraeli me ndërmjetësimin e ShBA-ve.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e konsideroi njohjen e Kosovës nga Izraeli, si një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës prej një kohë të gjatë.
Ambasadorja jorezidente e Izraelit për Kosovën, Alona Fisher-Kamm, përfundoi detyrën e saj diplomatike. Portali Izraelisot.com sjell nje kronologji të takimeve të saj në Kosovë, takime zyrtare me politikanë, shoqata, komunitetin hebraike vendas, etj.
Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, gjatë ditës së sotme vizitoi Universitetin e Tel Avivit. Në vazhdën e takimeve në Izrael u takua me përfaqësuesit e Universitetit BAR ILAN, i cili është universiteti më i mirë në Izrael dhe njëri ndër universitetet më të mira në nivel botëror.
Rektori i Universiteti të Gjakovës “Fehmi Agani” po qëndron në vizitë në Izrael për të iniciuar bashkëpunimin me universitetet izraelite. Takimin e parë e zhvilloj në Parlamentin e Izraelit – KNESSET, ku u prit nga drejtoresha e Komitetit për Edukim, Kulturë e Sport në Parlamentin e Izraelit, znj. Judith Gidali.
Gjatë vitit 2019 marrëdhëniet midis Kosovës dhe Izraelit patën rritje, edhe pse midis dy vendeve nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare. Gjithsesi, ambasadorja jorezidente Alona Fisher-Kamm e vizitoi shpesh Kosovën. Edhe Kongresi Botëror i Hebrenjve zhvilloi vizitë në Kosovë.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga anëtarja e Kryesisë, Doruntinë Maloku, kanë pritur në selinë e LDK-së, ambasadoren e Izraelit Alona Fisher-Kamm. Në këtë takim është biseduar edhe për nevojën e investimeve izraelite në Kosovë