Tag: Kosove
12 hebrenj, burra, gra e fëmijë, në korrik të vitit 1943 kishin trokitur në dyert e familjes së Xhemajl Bllatës, ku kishin kërkuar strehim, për të shpëtuar nga përndjekja e nazistëve, të cilët në atë kohë kishin vrarë rreth 6 milionë hebrenj, shkruan KultPlus.
Bashkësia Hebreje-Bet Israel Kosova sot në Prishtinë para Teatrit Kombëtar të Kosovës organizoi Festivalin e Drites Hanukkah, ku sot është ndezur drita e parë
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving Day), që festohet sot në SHBA.
Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003. Ai u emërua në vitin 1998 ambasador në Izrael, gjatë kohës që në Kosovë kishte plasur konflikti ndëretnik. Qeveria e Izraelit mori vendimin për të ngritur në territorin e Maqedonisë, në kufi me Kosovën, një nga spitalet më të mëdhenj ushtarakë të saj, ndërkohë që iu përgjigj kërkesës, për të sistemuar në Izrael mbi 200 kosovarë, për një periudhë 6-mujore. Mbas dy muajsh të ngritjes së spitalit, më 22 prill, spitali u kthye në Tel Aviv, ku u prit me një ceremoni solemne në aeroport.
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” fton të studentët, Alumni dhe Anëtarë të Personelit Akademik të marrin pjesë në Konkursin garues për Çmimeve për ri-inxhinierimin e statujëzës ‘Menorah’ me tetë degë dhe të paraqisni zgjidhjen tuaj inxhinierike për statujëzën “menorah” të së ardhmes. Çmimi i parë ka një vlerësim prej 1000 dolllarë.
Nata e mbrëmshme i la shije të hidhur secilit njeri normal! Sulmet terroriste në Vjenë përveç që morën jetë njerëzish fatkeqësisht dëshmuan që urrejtja tek grupe të caktuara vetëm po vazhdon e po rritet.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti mirëpriti Kryerabinin e Shqipërisë Yoel Kaplan dhe delegacionin hebreo-amerikan.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti Rabinin e Shqipërisë, z. Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga New York. Ai e nderoi Rabinin Yoel Kaplan e dekorova me titullin Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës për kontributin e tij për afrimin e Kosovës dhe Izraelit dhe Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha në Forumin e Antisemitizmit se të gjithë vendet e botës duhet të bashkohen në këtë luftë.
Drejtues të Kosova Jewish Organization (KJO) zhvilluan një vizitë në muzeun e qytetit të Istogut. Disa nga gjurmët në këtë muze i takonin edhe kulturës hebreje, dhe jetës së tyre të dikurshme në këtë qytet me rrethinë.