Tag: Kosove
Burime të dyfishta të gazetës “Izraeli Sot” nga Jeruzalemi dhe Prishtina konfirmuan jo vetëm procesin e përshpejtuar, por edhe detaje nga formulimi final i njohjes së shumë dhe të mirëpritur.
Efektet e marrëveshjes së 4 shtatorit 2020 në Uashington dhe njohja e Kosovës (Tokën Dardane) nga Izraeli, dhe kthimi i reciprocitetit të Republikës së Kosovës për njohjen e Jerusalemit kryeqytet prodhuan një efekt jashtëzakonisht të madh si për diplomacionë rajonale ashtu edhe në atë globale. – Nga Nënkolonel Fatos Haziri, Doktor i Shkencave Juridike.
Ambasadori i Izraelit në Serbi, Jahel Vilan, ka thënë se pas qëndrimeve të 4 shtatorit, ende nuk është bërë asgjë për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se për aq sa di, nuk ka një datë specifike se kur kjo mund të ndodhë.
Autoritetet në Kosovë ende nuk kanë nisur procedurat për zbatimin e zotimit të dhënë në Uashington lidhur me kthimin e pronave pa trashëgimi nga periudha e Holokaustit, si dhe të pronave të hebrenjve që nuk i ka kërkuar askush.
Kryetari i Bashkësisë Hebreke – Bet Israel Kosova, Ruzhdi Shkodra me bashkëpuntorët e tij zhvilloj takim me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjeneral-lejtënant, Rrahman Rama.
Kryetari i Bashkësisë Hebreje – Bet Izrael Kosova, Ruzhdi Shkodra pret në takim Nënkolonelin e Ushtrisë Amerikane të KFOR, Kapelan z.Jacob Scott. Diskutohet organizimi i një konference edukativo-arsimore në lidhje me kulturën Hebreje si dhe informim më i gjërë për qytetarët lidhur me Holokaustin.
Këshilli Kombëtar i Sigurisë (NSC) i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, apo ndryshe “Zyra e Robert O’Brien”, përmes një postimi në “Twitter” ka përgëzuar Kosovën dhe Izraelin për hapin e radhës drejt vendosjes së raporteve diplomatike.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi gjatë mbedhjes së përbashkët midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Tiranë se, njohja nga ana e Jeruzalemit është mjaft e rëndësishme në procesin e konsolidimit të shtetit të Kosovës.
Diplomatja e njohur kosovare me orgjinë hebreje, Ines Demiri, është emëruar si e Ngarkuar me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael.
Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabi Ashkenazi dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës Meliza Haradinaj Stublla mbajtën bisedën e tyre të parë telefonike. Ai e falënderoi Ministren kosovare, për qëllimin e saj për të hapur një ambasadë në Jeruzalem dhe për vendimin e rëndësishëm për të njohur Hezbollahun, duke përfshirë të gjitha krahët e tij, si një organizatë terroriste.