Tag: Muzeu Hebraik Vlore
Popullsia hebreje e Vlorës arrinte në rreth 2600 në vitet 1500, kur qyteti ishte një qendër tregtare. Sot, kjo shifër është zvogëluar në 50-100 hebrenj me origjinë shqiptare.
Projekti fitues për muzeun u prezantua nga studio e njohur izraelite “Kimmel Eshkolot Architects”.
Ministria e Kulturës dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim nënshkruan marrëveshjen për krijimin e fondacionit të menaxhimit të “Muzeut Hebraik Shqiptar” në Vlorë.
Muzeu Hebraik do të ndërtohet në Vlorë, pranë lagjes Muradie.
Miqësia mes shqiptarëve e hebrenjve që prej Luftës së Dytë Botërore, e dokumentuar prej kohësh edhe në Yad Vashem, do të ketë simbolin e vet edhe në Shqipëri. Një muze hebraik do të ndërtohet në Vlorë si dëshmi e bashkëjetesës së besës shqiptare që shpëtoi izraelitët nga përndjekja naziste.
Një histori që nuk duhet harruar e që duhet rrëfyer. E tillë është ajo e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.