Tag: OPED
Opinion nga Ambasador i Izraelit në Shqipëri, Shkëlqësia e Tij, Z. Noah Gal Gendler.
Izraeli dhe Kosova kanë ngjashmëri. Por, ato të dekadave të para të Shtetit të Izraelit. Një Kosovë, që tashmë e njohur nga Izraeli – kur njohja tashmë është një formalitet burokratik – duhet të lexojë dhe kuptojë se si funksionin infrastruktura ekonomike e Izraelit, për ta shndërruar vendin në një fuqi ballkanike.
Data 15 shtator 2020, kur në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë u firmosën Marrëveshjet e Paqes midis Izraelit me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinit, u shënua si data e një kursi të ri historik që po përfshin gjithë rajonin.
Kosova ishte vendi i vetëm i Ballkanit që nuk ishte njohur nga Izraeli, deri para 4 shtator 2020, kur Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i vendosi në tavolinë për firmë kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, njohjen reciproke me të gjitha atributet që rrjedhin nga marrëveshjet diplomatike dypalëshe. Tashmë, Kosova është dashuria e re e Izraelit!
Kur Kryeministri Benjamin Netanyahu firmoste në emër të Izraelit në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjet e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, në Kosovë lexohej letra e tij dërguar populli kosovar dhe Kosovës, në aktivitetin e organizuar në Prishtinë me rastin e Vitit të Ri Hebraik, Rosh Ha’Shana 5781.
Njohja e Kosovës prej Izraelit, duhet të jetë një ndjenjë gëzimi sepse përkufizon mirënjohjen dhe rinjohjen. Kjo veçanërisht për Kosovën si shtet. Shqiptarët dhe populli Kosovës në këtë zhvillim të ri të ndërtimit të raporteve dhe zhvillimit të këtyre raporteve, kanë fituar jo thjesht një njohje por një garant të bashkëpunimit, partneritetit, i cili sjell progres dhe zhvillim.
Dakordësimi i njohjes reciproke midis Kosovës dhe Izraelit është një fitore diplomatike në arenën ndërkombëtare e Kosovës. Për Izraelin, njohja nga vendi i Ballkanit Perëndimor ishte një fitore gjeopolitike e shumëfishtë, e shoqëruar kjo edhe me marrëveshjet e paqes me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
Njohja e Kosovës nga shteti i Izraelit do të kontribuojë pozitivisht në fuqizimin e vendit tonë me theks të veçantë në aspektin politik dhe atë ekonomik.
Sot, Serbia po kërkon një familje dhe Kosova po kërkon njohje, dhe Izraeli është saktësisht i vendosur në kryqëzimin midis të dyve. – Boaz Bismuth është kryerdaktor i gazetës izraelite “Israel Hayom”
Nën ndërmjetësimin e SHBA-së Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli janë afruar në aspektin diplomatik. Për rajonin kjo është një shenjë e mirë – por ka dhe një humbës tragjik, ajo është Palestina.