Tag: Pfizer
Për televizionin 7, nga kompania Pfizer kanë konfirmuar se janë në diskutime me Qeverinë e Kosovës për të siguruar vaksinën anti – COVID, por duke mos dhënë më shumë informacione.
Premtimi për të shkëmbyer të dhëna nga nxitja e shpejtë e inokulimit ndihmon në fitimin e marrëveshjes së furnizimit me Pfizer
Një “rreze shprese” nga Izraeli! Vendi është bërë model sa i përket shpejtësisë së vaksinimeve në të gjithë botën. Duket se fushata ka sjellë efektin pasi doza e parë e vaksinës Pfizer/BioNTech arriti të zvogëlojë transmetueshmërinë e koronavirusit me 50% .
Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni janë vendet që kanë vaksinuar një pjesë më të madhe të popullsisë së tyre sesa pjesa tjetër e botës.
Nuk kanë as ilaçe magjike dhe as aplikacion Immuni, por kanë tashmë një këmbë jashtë pandemisë. Suksesi i izraelianëve kundër koronavirusit është tek numrat. Në më pak se 10 ditë gjysmë milioni qytetarëve u është injektuar një nga dy vaksinat e blera në doza biblike prej qeverisë nga amerikanet Pfizer e Moderna. Sot, 1 izraelian në 20 është i gatshëm t’i kthehet jetës normale.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u vaksinua për Covid-19 në një transmetim të drejtpërdrejtë nga spitali Tel Hashomer në Tel Aviv.
Shteti hebre do të ketë 3.8 milion doza deri në fund të dhjetorit
Rreth 100,000 doza që thuhet se do të mbërrijnë në Aeroportin Ben Gurion, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë, si pilot për tranzit dhe ruajtje të sasive më të mëdha
Kryeministri Benjamin Netanyahu bëri të ditur se, Izraeli nënshkroi një marrëveshje me Pfizer për të blerë miliona vaksina anti-koronavirus, disa ditë pasi firma farmaceutike amerikane tha se të dhënat sugjeronin se vaksina ishte 90 për qind efektive në parandalimin e COVID-19.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zhvilloi një bisedë telefonike me CEO hebre të Pfizer, Albert Bourla. Ai beson se Izraeli do të sigurojë një marrëveshje për të blerë vaksinat e koronavirusit nga kompania.