Hebrenjtë dhe shqiptarët në rrjedhë të shekujve

Studiuesi i njohur, akademiku Prof.Dr. Shaban Sinani, autor i disa librave në lidhje me hebrenjtë në Shqipëri, të botuar midis tyre në shqip (Hebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimi) dhe anglisht (Albanian and Jews) mori pjesë dhe mbajti një fjalë në aktivitetin e organizuar në Prishtinë, Kosovë, me rastin e Rosh Hashanàh – Ditës së Vitit të Ri Hebraik 5781, të organizuar nga Jewish Community – Bet Israel Kosova dhe Rabinati i Shqipërisë.