Tag: Qassem Soleimani
Mesazhi i shfaqur në rrugët e kryeqytetit iranian ishte me sa duket në lidhje me vrasjen e fundit të shkencëtarit të lartë iranian bërthamor, Mohsen Fakhrizadeh.
Autoritetet shqiptare njoftuan sot se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook. Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë.
Burimi një shërbimi inteligjent perëndimor tha se, zyrtari, i cili ka qenë në kontakt me amerikanët për një kohë të gjatë, kishte vendosur një kusht që amerikanët të mos e eliminonin Soleimanin në Siri. Amerikanët kishin hakuar gjithashtu telefonin e Abu Mahdi al-Muhandis, zëvendës komandant i milicisë pro-iraniane shiite, i cili u vra së bashku me gjeneralin iranian.
Informatorët në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut informuan CIA-n në lidhje me kohën kur avioni i Soleimanit do të ulej për në Bagdad dhe ishte Izraeli që konfirmoi informacionin e dhënë amerikanëve. Sipas “New York Times”, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo informoi Kryeministrin Benjamin Netanyahu përpara operacionit.