Tag: Shqiperi
Universiteti “Luarasi” ka nënshkruar marrëveshjen me një ndër kompanitë më prestigjoze në Izrael në fushën e Sigurisë Kombëtare, kibernetikës dhe teknologjisë për të krijuar Akademinë e parë të Sigurisë Kibernetike në Shqipëri.
Robert Singer, Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact) dhe Këshilltar i Lartë i Lëvizjes Kundër Antisemitizmit, i ka dërguar një letër vlerësimi Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, pas miratimit të përkufizimit të punës të IHRA mbi antisemitizmin.
Përfaqësues të Ambasadës së Izraelit në Shqipëri zhvilluan një vizitë në fshatin Qarrishte të Librazhdit, ku gjetën strehim dhe shpëtim 26 hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik (American Jewish Committee), përfshire Drejtorin Ekzekutiv, David Harris dhe drejtoreshën e degës së Izraelit, Avital Leibovich, të cilin kryediplomati shqiptar e konsideroi të shkëlqyer, duke vendosur theksin mbi rëndësinë e disa projekteve në fushën e sigurisë, arsimit, ekonomisë dhe kulturës mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Interesi i BIG Business Group për të investuar në Shqipëri është përqendruar kryesisht në fushën e turizmit, infrastrukturës dhe projekteve të komunitetit, veçanërisht vendpushimet luksoze turistike në jug të vijës bregdetare shqiptare, veçanërisht në qytetin e Vlorës.
Qendra për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact) uroi popullin shqiptar me rastin e Festave Kombëtare të Shqipërisë, duke veçuar faktin se ekziston një lidhje prej dekadash midis Shqipërisë, Izraelit dhe popullit hebre.
Ambasada e Shqipërisë në Izrael uron të gjithë shqiptarët brenda apo jashtë vendit, si edhe komunitetin shqiptaro-hebre që jeton në Izrael me rastin 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë.
Deri në fund të Luftës II botërore numri i hebrenjve në Shqipëri u dhjetëfishua. Asnjë hebre s’u bë viktimë e luftës.
Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003. Ai u emërua në vitin 1998 ambasador në Izrael, gjatë kohës që në Kosovë kishte plasur konflikti ndëretnik. Qeveria e Izraelit mori vendimin për të ngritur në territorin e Maqedonisë, në kufi me Kosovën, një nga spitalet më të mëdhenj ushtarakë të saj, ndërkohë që iu përgjigj kërkesës, për të sistemuar në Izrael mbi 200 kosovarë, për një periudhë 6-mujore. Mbas dy muajsh të ngritjes së spitalit, më 22 prill, spitali u kthye në Tel Aviv, ku u prit me një ceremoni solemne në aeroport.
Drejtorja e American Jewish Committee/Jerusalem, Avital Leibovich, organizoi sot nje takim virtual me Ambasadoret e Ballkanit ne Izrael, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.