Tag: Shqiperi
Ardita Kongjonaj një nga kandidatet më të veçanta për Deputete e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prill 2021. Ajo ka kryer studimet për Epidemiologji në Israel, pranë Universitetit Hebre të Jerusalemit, një ndër më të mirët në botë. Ajo ka qenë shefe misioni e Italisë për organizatën izraelite IsraAID.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me Menaxherin e ELTA IAI Cyber Systems në Izrael, Roi Shuposhnik. Fokusi ishte lidhur me projektin për krijimin e Akademisë Kibernetike ndërmjet ELTA Ltd dhe Universitetit “Luarasi” në Shqipëri.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj zhvilloi një takim pune me Avital Leibovich, Drejtoreshën e AJC/American Jewish Committee, dega Jeruzalem.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune sot me z. Robert Singer, Kryetar Bordi i World ORT, si dhe anëtar Bordi i CAM/Combat Antisemitism Movement, z. Sacha Roytman-Dratwa/ Drejtor i CAM me qendër në New York, dhe z. Itay Hacham, drejtues i “Center for Jewish Impact”.
Edhe në Izraelin e inovacionit dhe teknologjisë së lartë ka shqiptarë që japin kontributin e tyre. Iris dhe Aleksandër Pisha janë çifti shqiptar që kanë themeluar një kompani të suksesshme në Izrael në vitin 2007: “I.F. Engineering”, e cila ofron shërbime, zgjidhje dhe trajnim të standardeve ndërkombëtare në fushën e teknologjisë dhe te cilësisë së prodhimit.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi Sekretarit të Shtetit, Michael R. Pompeo, për pjesëmarrjen dhe mesazhet në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, më 28 tetor.
Sekretari Amerikan i Shtetit ka kujtuar me një postim në Twitter, Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit për vitin 2020, që këtë vit u organizua nga Parlamenti Shqiptar.
Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, organizuan sot Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020. Forumi u mbajt online. Forumi u zhvillua pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor.
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për monitorimin e luftës kundër antisemitizmit, Elan Carr, tha në Forumin e Antisemitizmit se ka pasur raste të tmerrshme antisemitiste, ndërsa shtoi se nëna e tij pa babanë duke u arrestuar.
Konsulli i Nderit i Izraelit, Rodolf Xhillari, thotë se Shqipëria është shembull në luftën kundër Anti-Semitizmit!