Tag: Shqiperi
“50 vjet marrëdhënie me jashtë” ka mbledhur në Universitetin Luarasi diplomatë, profesorë, miq e kolegë të ambasadorit Dashnor Dervishi, i cili ka promovuar sot librin kushtuar 50 viteve karrierë. Në dhjetor të vitit 1998, Dashnor Dervishi u emërua ambasador Fuqiplotë i Shqipërisë në Izrael, post të cilin e mbajti deri në vitin 2003.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua sot me Nënkryetarin e Parlamentit të Izraelit (Knesset), Hamed Amer, njëherësh dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Izrael-Shqipëri.
Erika Yomtov (Langu) sot drejton katër laboratorë kimie në institutin kërkimor më të madh të Israelit TAMI (IMI), me vendndodhje në qytetin e Haifes në veri të Izraelit.
Shqiptarët janë të sukseshëm edhe në Izraelin e zhvilluar! Një ndër ta është dhe shahistja dhe arbitre e shahut, IRENA STEIN – STEINOVA, e famshme në Shqipëri dhe e mirënjohur në Izrael.
Kosta (Nini) Kocomandi është Pedagog dhe Shefi i Katedrës së Energjisë/ Kondicionimit dhe Ftohjes, Shkolla e Lartë e Inxhinierisë Praktike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në Technion – Universiteti i Teknologjisë në Haifa, Izrael.
Federata e Autoriteteve lokale ne Izrael/ “Federation of Local Authorities”, “DLD Live Tel Aviv innovation festival”, datë 14 Tetor 2020, me orën izraelite 21:25.
Në shtëpinë time, nëpërmjet kushërinjve Ragip, Mehmet dhe Ibrahim Babamusta sollën për strehim një familje izraelite rrobaqepësi prej 4 vetësh: burrë e grua me dy fëmijë (djalë e vajzë), në tetor 1943. Edhe pse ishte rrezik i madh, i pranuam si miq dhe i dhamë besën. Babai im, Beqiri, komunikonte me ta në italisht.
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement – CAM) do të organizojë për herë të parë “Forumin e Ballkanit 2020 Kundër Anti-Semitizmit” për të luftuar paragjykimet dhe fanatizmin. Flalime do të mbajnë midis të tjerëve, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama; Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri. Gjithashtu, folës janë edhe Isaac Herzog, Kryetar i Agjencisë Hebraike për Izraelin; Elan Carr, i Dërguari Speciale i Shteteve të Bashkuara për Monitorimin e Luftës kundër Anti-Semitizmit; Omer Yankelevich, ministre e Çështjeve të Diasporës e Shtetit të Izraelit.
Ish-kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, Znj, Valentina Leskaj, e sapo anëtarësuar në Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, u takua sot me Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, me të cilin ndanë opinionin për rëndësinë e angazhimit në luftën kundër fenomenit të antisemitizmit dhe çdo forme tjetër të diskriminimit identitar.
Kopshti “Shalom” në Tiranë dhe Banka e Shqipërisë organizuan aktivitetin e përbashkët “Edukimi financiar për fëmijët”. Përfaqësuesi i Bankës së Shqipërisë, Igli Kruja, prind i një fëmije, i ftuar nga drejtuesit e kopshtit që përdor metodikë izraelite, u shpjegoi fëmijëve me ilustrime dhe mjete didaktike, se përse “paratë janë një pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme të tyre”.