Tag: Shqiperi
Rritjen më të lartë në turistët që vijnë në Shqipëri përmes çarterave e shënoi Izraeli, me 23 mijë pasagjerë, pothuajse dyfishim në raport me 2018-n. Më pas renditen çekët (rritje 19%), dhe ukrainasit (+12%).
Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, e cila synon t’i vijë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe të financojë një pjesë të dëmeve të lëna pas ngjarjes tragjike po mbahet sot në Bruksel. Izraeli është midis 94 delegacioneve pjesëmarrëse, ku ndër to janë 62 shtete dhe 32 organizata.
Izraeli u perfaqesua në këtë konferencë nga Ran Yaakoby, Drejtor i Drejtorisë së Luftës kundër Antisemitismit dhe Promovimit të Kujtesës së Holokaustit. I pranishëm ishte edhe ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler.
Kryesia Shqiptare e OSBE-së organizoi në Tiranë, Konferencën e nivelit të lartë mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së. Në të morën pjesë delegacione zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj.
Kryeministri Edi Rama video-mesazh Mirëseardhje Konferencës Ndërkombëtare të organizuar në Tiranë nga kryesia shqiptare e OSBE-së mbi luftën kundër Antisemitizmit
Kryesia Shqiptare e OSBE-së do të organizojë në Tiranë (4-5 shkurt 2020) konferencën ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër antisemitizmit brenda shteteve anëtare të OSBE-së. Merr pjesë edhe Rabini Andrew Baker, drejtor Çështjeve Hebraike Ndërkombëtare në Komitetin Hebraik Amerikan (American Jewish Committee -AJC).
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në një drekë pune me ambasadorët e shteteve të Balllanit në Izrael si dhe me Koordinatorin e Posaçëm të Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesme, Nikolai Mladenov, ish-ministër i Bullgarisë, ku u diskutua në lidhje me ndryshimet dinamike në Lindjen e Mesme, pas “Marrëveshjes së Shekullit”, të prezantuar nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nën cilësinë e kryetarit të OSBE-së me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg foli për pritjen e qindra njerëzve që kanë mbërritur në Shqipëri nga Teherani. Rama tha se Shqipëria do vijojë të presë njerëz, ashtu siç bëri në periudhën e Holokaustit me hebrenjtë.
Gazeta e madhe izraelite “Israel Hayom” ka botuar një speciale rreth shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri me titull “Fjala e Nderit”.
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf, u takua me Z.Geri Kureta dhe z. Amos Dojaka të Komunitetit Hebre të Shqipërisë (Albanian Jewish Community – AJC), me rastin e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit.