Tag: Shqiperi
??️???️ Konsulli i Nderit të Izraelit në Shqipëri, Rodolf Xhillari, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave hebreje të Holokaustit, shkruan se “Shqipëria është shembull kundër urrejtjes, duke shpëtuar jetën hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore dhe duke ju qëndruar besnik e mbrojtur ndaj nazistëve”.
Nga Ditmir Bushati, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në një mesazh të tijin në rrjetet sociale, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, shkruan ndër të tjera se ndihet “krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.”
Memorie.al publikon disa dokumente të nxjerra nga Arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë dhe ai i Ministrisë së Punëve të Jashtëme, të cilat hedhin dritë për veprimtarinë e hebrejve në Shqipëri në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, në vitet 1939-1944. Si u morën ata në mbrojtje dhe u paisën me dokumentet përkatëse nga qeveritarët e lartë të asaj kohe si: Mehdi bej Frashëri, Ibrahim bej Biçaku, Qazim Mulleti, Javer Hurshiti, Engjel Çoba, Mihal Zallari, Mehmet Gani, etj
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta: “Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, përkujtojmë me nderim miliona viktima të pafajshme të mizorisë së pashpirt të Holokaustit. Krenar për kombin tonë, që në periudhën më të errët të njerëzimit, mbrojti dhe mirëpriti mijëra hebrenj të larguar nga vendet e tjera, duke mos dorëzuar asnjë te pushtuesit.
Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Floreta Faber, dhe gjithashtu zëvendësambasadori i Izraelit në SHBA, Benjamin Krasna, mbajtën fjalime.
Portali më i madh në Izrael, Walla.co.il, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë dhe turizmit dhe atraksioneve të shumanshme që ajo afron për turistët izraelitë.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan se për të ishte “nder dhe krenari të përfaqësoja Shqipërinë në Forumin e Pestë Botëror për Holokaustin, ku së bashku me liderë botërorë përkujtuam me respekt në muzeun e Yad Vashemit në Jeruzalem, viktimat hebreje të Luftës së Dytë Botërore”.
Gjatë vizitës në Izrael, Presidenti Meta është pritur nga kryeparlamentari izraelit, Yuli Edelstein ku i shprehu mirënjohjen për ndihmën që pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Gjeneral Major Tamir Yadai, ideatori i dërgimit të Njësisë izraelite të Shpëtimit Kombëtar, duke falënderuar Presidentin Meta për vlerësimin për Dekoratën e lartë: Kur planifikuam të udhëtojmë drejt Shqipërisë, e dinim historinë dhe lidhjen e fortë mes dy popujve, sepse ne gjithmonë do t’u jemi mirënjohës shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.