Tag: Shqiperi
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Holokaustit (22-23 janar 2020) për të shënuar të 75-të vjetorin e çlirimit të Aushvicit-Birkenau, me ftesë të presidentit të Izraelit, Reuven Ruvi Rivlin. Sipas, kryetares së Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, Felicita Jakoel, Meta do të zhvillojë edhe një takim me komunitetin shqiptar që jeton në Izrael.
Gazeta më e madhe izraelite, “Israel Hayom” shkruan se diplomatët iranianë u dëbuan për veprimtari të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik, fraza e cila shpesh përdoret në rastet e spiunimit.
Autoritetet shqiptare njoftuan sot se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook. Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë.
Njëzet e gjashtë presidentë, katër mbretër dhe katër kryeministra, disa ministra të Jashtëm do të vizitojnë Jeruzalemin me rastin e Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, ngjarja më e madhe ndërkombëtare e Izraelit. Lista e plotë e lidereve nga e gjithe bota. Të gjitha detajet.
Shqipëria ka vendosur të dëbojë dy diplomatë iranianë nga vendi. Seyed Ahmed Hosseini Alast është atashe kulturor, por në fakt rezulton anëtar i gardës revolucionare të Republikës islamike. Mohamed Peimanemati është këshilltar i Ambasadës Iraniane në Tirane, por në fakt rezulton anëtar i njësisë operacionale të inteligjencës së Iranit Mois.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim pune me kryetarin e Agjencisë Hebraike (Jewish Agency), Isaac Herzog, me të cilin bisedoi për fuqizimin e marrëdhënieve speciale midis shqiptarëve dhe hebrenjve.
Takimi u zhvillua në zyrat e komandës së ushtrisë izraelite, në Bazën Ramla. Ambasadori Canaj e falënderoi atë për ekspertizën dhe kontributin e njësisë së drejtuar prej tij.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me përfaqësuesit e diasporës shqiptare nga Karakurti i Ukrainës, të cilët tashmë punojnë në Izrael. Diskohet për perspektivën dhe intensifikimin e gjuhës dhe shkollës shqipe për komunitetin që jeton në Ukrainë.
Presidenti shqiptar është i ftuar nga ai izraelit, Rivlin. Të pranishëm 30 krerë shtetesh, përfshirë edhe presidentët e Gjermanisë dhe Italisë. Ky është Forumi i pestë që organizohet nga Fondacioni “Forumi Botëror i Holokokastit”, i cili do të zhvillohet, më 23 janar 2020.
Viti 2019 i fuqizoi edhe më shumë marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Izraelit. Ambasada e Izraelit në Tiranë, dhe ajo e Shqipërisë në Izrael patën një aktivitet të ngjeshur diplomatik, me takime të shumta me njerëz të politikës, biznesit, pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme.