Tag: Skënder Asani
Drejtori i Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skender Asani, falenderon ambasadorin e Izraelit në Maqedoninë e Veriut, Dan Oryan, njëherësh edhe Drejtor i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, për vlerësimin me “Çertifikatë Vlerësimi”.
Ambasadori Oryan i ofroi ITSHKSH-së mbështetetje partneriteti me Universitetin Ban Ilan dhe Universitetin Haifa në Izrael.
Drejtori i Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup tregon takimin me Naftali Bennett, kryeministrin e ri të Izraelit
Drejtori i ITSHKSH, Prof.dr. Skender Asani, shprehet i kënaqur me vlerësimin që jepet në Raportin e Departamentit Amerikan te Shtetit mbi Lirinë Fetare në Botë për vitin 2020, duke shtuar se ITSHKSH tash më po afishohet edhe ndërkombëtarisht si një pikë referimi dhe orientimi për mënyrën e menaxhimit të resurseve humane e shkencore.
Departamenti i Edukimit dhe Kërkimit të Holokaustit në Institutin për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve – Shkup dhe MA Klodeta Cane, një eksperte në studimet e Holokaustit dhe aktiviste, e diplomuar në Programin Ndërkombëtar të Masterit Weiss-Livnat në Studimet e Holokaustit në Universitetin Haifa filloi takimin a parë për Bashkëpunimin Arsimor Ndërkombëtar Izraelito-Maqedonas me rastin e 9 majit – Ditës së Fitores mbi Fashizmin në Luftën e Dytë Botërore dhe Ditën e Evropës.
Përvjetorin e 78-të të deportimit të hebrenjve të Maqedonisë për në Treblinka, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, sot e shënoi me dy aktivitete. Së pari, në Aкademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, u promovua librin tri gjuhësh “Legjislacioni bazik antisemitik i Mbretërisë Bullgare”, nga autorët Vllado Popovski, Skender Asani dhe Nora Maliqi Zylali.
Përmes një video-mesazhi të shkurtër dhe shumë emocionues, u drejtua edhe vetë Rashela Altarac, e cila në moshë të shtyrë jeton në Izrael. Ajo bëri falënderimet e veçanta ndaj drejtorit Asani dhe hulumtueses shkencore Maja Susha, për kontributin e dhënë në zbardhjen e historisë së saj të dhimbshme familjare.
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, edhe sivjet i bashkangjitet traditës së kremtimit të një feste sublime mijëravjeçare hebreje , siç është ajo e Hanukkah, që do të thotë “Përkushtim”, e quajtur ndryshe Festivali i Dritës Hanukkah. Kjo festë sivjet na ka bërë bashkë edhe me projektin “1000 Menorë” i Ministrisë së Jashtme të Izraelit,
Në shenjë përkujtimi ndaj Hebrenjve të Maqedonisë dhe viktimave të Holokaustit edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit e udhëheq projektin ‘100 Menorë’ në bashkëpunim me Maja Susha nga Komuniteti Hebre në Maqedoni dhe punonjëse e Departamentit për mësimin dhe edukimin e Holokaustit në kuadër të ITSHKSH, si dhe me Shoqatën Acta Non Verba nga Shkupi, ARHAM dhe OJQ izraelite për trashëgiminë e komunitetit hebre në Manastir. Në shënimin e kësaj feste mori pjesë edhe një delegacion i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup
Fjalimi i plotë i ambasadores amerikane në Shkup, znj. Kejt Bërns, në ITSHKSH-Shkup, më 22.11.2020: