Tag: Termeti ne Shqiperi
Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve, e cila synon t’i vijë në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe të financojë një pjesë të dëmeve të lëna pas ngjarjes tragjike po mbahet sot në Bruksel. Izraeli është midis 94 delegacioneve pjesëmarrëse, ku ndër to janë 62 shtete dhe 32 organizata.
Gazeta e madhe izraelite, “Maariv”, i ka kushtuar një artikull, për misionin e ekspertëve të Forcave Mbrojtëse të Izraelit në vend, ku veçon faktin se ekspertët izraelitë vlerësuan 150 ndërtesa, spitale, shkolla në Durrës, Tiranë dhe Krujë, ku mundësuan kthimin e rreth 1.600 familjeve në shtëpitë e tyre, si dhe morën vlerësime nga autoritetet më të larta shqiptare, përshirë Presidentin e Republikës dhe Kryeministrin e vendit.
Në një postim në ‘Facebook’, Ministria e Mbrojtjes e Izraelit thekson se ka dërguar një delegacion ndihmë për popullin e Shqipërisë pas tërmetit, ndërsa nënvizon se kjo kishte një kuptim të madh për popullin e tyre, për shkak të asaj që shqiptarët kanë bërë në të shkuarën.
Koloneli izraelit, Golan Vach, tha se nesër ekipi i tij largohet nga Shqipëria, por do të vijojnë të mbajnë kontakte dhe të kërkojnë fotografi për çdo inspektim.
Koloneli izraelit, Golan Vach, ndodhet këtë paradite në një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.
Ai tregoi live se si duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i apartamentit.
Presidenti i Republikës së Shqipërië, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e djeshme ekipin nga Izraeli, i cili vijon të verifikojë banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ambasadorit të Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, iu dorëzua nga kryeministri Edi Rama dekorata, në emër të grupeve të kërkim-shpëtimit që i erdhën në ndihmë banorëve të zënë nga rrënojat e tërmeti në Durrës.
Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim ekipin izraelit i cili erdhi në vendin tonë për të vlerësuar dëmet në banesa pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit.
Gazeta e madhe izraelite thekson vlerësimin e bërë nga Kryeministri Edi Rama për ekipin e Ushtrisë Izraelite (IDF) që po teston ndertesat në Durrës, duke thënë se është ‘Nr.1′; teksa i dërgon videomesazh Netanyahut. (Artikulli i plotë)
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ditën e sotme në Durrës, pa nga afër bashkë me inxhinierët që kanë ardhur nga Izraeli, disa godina të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit